Biden flet pas infektimit me coronavirus: Kam simptoma të lehta, por gjithçka do të shkojë mirë

Joe Biden gjatë ditës së djeshme është konfirmuar se u infektuar me coronavirus.
Presidenti amerikan ka publikuar një video mesazh në rrjetin social duke treguar se është në gjendje t ë mirë shëndetësore.
“Unë supozoj se keni marrë informacion se jam pozitiv për COVID-19. Unë jam plotësisht i vaksinuar dhe kam marrë dy doza shtesë. Simptomat janë të lehta. Unë e vlerësoj shumë interesin dhe shqetësimin tuaj. Jam mirë dhe po bëj shumë punë. Unë e vlerësoj shqetësimin tuaj - mbani besimin. Gjithçka do të jetë mirë”, tha i pari shtetit amerikan.
Një orë më parë në një mesazh me tekst, Biden tha se, pavarësisht sëmundjes, ai ndihej mirë - duke falënderuar të gjithë për kujdesin e treguar.
“Kam folur me Senatorin Casey, kongresmenin Cartwright dhe kryebashkiakun Cognetti dhe kam kërkuar falje që nuk do të mund të marr pjesë në ngjarjen e përbashkët”, ka shkruar 79-vjeçari.
Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar mbi 90 milionë raste të të infektuarve me virus gjersa kanë vdekur 1.02 milion njerëz. /Telegrafi/




















































