Bianconerët udhëtojnë për fitore te Bologna, formacionet zyrtare

Bologna dhe Juventusi tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Zonja e Vjetër është mysafire e Bolognas në ndeshjen e javës së 25-të të Serie A, e cila zhvillohet nga ora 15:00 në Stadio Renato Dall'Ara.
Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje me motivin e ulët pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madridi dhe synon fitore në kampionat.
Në anën tjetër, ka dy ndeshje pa fitore në kampionat dhe në ndeshjen e tyre në shtëpi synon rezultat pozitiv ndaj kampionit aktual italian.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla nga ndeshjet e mëparshme.
Bologna: Skorupski; Mbaye, Danilo, Helander, Dijks; Poli, Pulgar; Edera, Soriano, Sansone; Santander.
Juventus: Perin; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Cancelo, Matuidi, Bentancur, Bernardeschi; Ronaldo, Mandzukic. /Telegrafi/





















































