Bianca Censori, gruaja e reperit Kanye West, tërhoqi vëmendjen me një kostum të ngushtë blu gjatë koncerteve të rikthimit të tij në stadiumin SoFi në Los Angeles.

Arkitektja 31-vjeçare australiane, e cila së fundmi drejtoi videoklipin e këngës “Father” me Travis Scott, postoi pamje nga performanca në Instagram.


Kostumi i saj kishte dekolte të thellë, ndërsa ajo e kombinoi me taka të gjelbër limoni dhe topuz elegant, shkruan DailyMail.

Videoklipi për këngën “Father” u xhirua në një kuadër të vetëm, me personazhe që lëviznin brenda një kishe ngjyrë bezhë, dhe Censori e përshkroi eksperiencën si një vazhdim të formimit të saj në arkitekturë dhe art performues.

Kanye West, i njohur edhe si Ye, publikoi javën e fundit albumin e tij të 12-të solo dhe rikthehet në skenë pas katër vitesh nga albumi Donda 2.

Gjatë performancës së tij të mërkurës, ai ndërpreu koncertin për t’u ankuar për efektet e ndriçimit, por më pas rifilloi shfaqjen pas rregullimeve të ekipit.

Koncerti i ardhshëm i West në stadiumin SoFi është i planifikuar për të premten, më 3 prill. /Telegrafi/