LAJMI I FUNDIT:

BFI-ja-Thaçit: Kërkoni falje brenda 48 orësh, ose dë të merren masa ligjore për ofendime

BFI-ja-Thaçit: Kërkoni falje brenda 48 orësh, ose dë të merren masa ligjore për ofendime

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) ka reaguar ndaj siç thonë, ofendimeve të kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, duke kërkuar nga ai kërkimfalje dhe tërheqje publike të deklaratës së tij.

Në reagimin dërguar Telegrafit Maqedoni, BFI-ja mes tjerash thotë se ”gjatë fushatës zgjedhore, në media fillimisht, me 26.11.2016, në njëintervistë për TV Dugagjini, deklaruat, po citojmë:”..Kryebandit i ligës së parë, është kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni…” Më vonë, me 7.12.2016, në emisionin ”Click” të TV21, deklaruat, po citojmë: ”Keqpërdorimi i fesë, momentalisht bëhet nga Ali Ahmeti dhe Lideri i bashkësisë Islame në Maqedoni që është kockë e lëkurë i kriminalizuar dhe që manipulon me miliona financa të cilat nuk ju nënshtrohen ligjeve politive të funksionimit të sistemit”(citat i mbyllur).

Thaçi e ofendon rëndë kryetarin e BFI-së në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Thaçi e ofendon rëndë kryetarin e BFI-së në Maqedoni (Video)

Me që në këto deklarata ju thatë të pavërteta dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të organeve dhe trupit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni si edhe të institucionit në tërësi, ndërkohë që jeni të vetëdijshëm se po deklaroni gjëra të pavërteta, po ua drejtojmë këtë kërkesë që ju të kërkoni falje dhe tërheqje të këtyre deklaratave të juaja të pavërteta. Në përputhje me Nenin 13 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, ju njoftojmë, në afat perj 48 orësh pas pranimit të kësaj kërkese të kërkoni falje dhe publikisht të tërheqni deklaratët e lartëpërmendura të dhëna në media me 26.11.2016 dhe 7.12.2016. Në të kundërtën, kundër juve do të ndërmerren masa ligjore për ofendimet e deklaruara.”/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori