LAJMI I FUNDIT:

Besohet se Van Dijk ka fituar çmimin “Lojtari i vitit” në Angli

Besohet se Van Dijk ka fituar çmimin “Lojtari i vitit” në Angli
Virgil van Dijk (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Virgil van Dijk ka fituar çmimin “Lojtari i vitit” në Angli, duke e mposhtur kështu konkurrencën e ashpër që e kishte nga Raheem Sterling.

Gjithashtu mbrojtësi i Liverpoolit ishte në konkurrencë edhe me Sadio Manen, Eden Hazardin, Sergio Agueron dhe Bernardo Silvan.

I gjithi ky informacion është dhënë nga Daily Mail dhe sipas tyre njoftimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Anglisë do të bëhet gjatë ditës së enjte.


Kur Van Dijk u përballë herën e fundit me Barcelonën, rezultati ishte i tmerrshëm për të dhe skuadrën e tij
Lexo po ashtu Kur Van Dijk u përballë herën e fundit me Barcelonën, rezultati ishte i tmerrshëm për të dhe skuadrën e tij

Kjo është hera e tetë që një lojtar i Liverpolit e fiton këtë çmim, më herë më kurorën e më të mirit në Angli e kishin marrë edhe Luis Suarez, Steven Gerrard, John Barnes, Ian Rush, Kenny Daglish, Terry McDermott.

Ndërsa së fundmi për Reds e kishte fituar Mohamed Salah. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RDSn13-FPCM