LAJMI I FUNDIT:

Besnik Sharku, sportisti i vitit 2016 në Rahovec

Besnik Sharku, sportisti i vitit 2016 në Rahovec

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Rahovec u organizua shpallja e “Sportistit të Vitit 2016”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka falënderuar të gjithë laureatët që vazhdojnë t’i japin shumë sportit, ndërsa ka falënderuar edhe bizneset që ndihmuan vullnetarisht sportin, transmeton Koha.net. Vehapi premtoi se edhe viteve në vazhdim komuna do të mbështet sportin sipas mundësive të cilët ofron buxheti komunal.

Çmimet kryesore i kanë takuar me plotë meritë dhe pa konkurrence klubit të basketbollit Rahoveci, të cilit triumfalisht pa asnjë humbje janë inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar


“Në mesin e dhjetë më të mirët janë përzgjedhur Arion Balluku basketbollist, Bajram Kërndali futbollist, Hamid Mullabazi futbollist, Besim Hoti futbollist, Enesa Sharku shahiste kampionee Kosovës, Besim Sada automobilist, Samedin Hamza futbollist, Sabahudin Kollari shahist, ndërkaq epiteti i sportistit më të mirë të vitit unanimisht i ka takuar basketbollistit Besnik Sharkut. Klubi më i mirë është shpallur KB Rahoveci, trajneri më i mirë Ibrahim Hoxha, ndërkaq punëtori më i mirë është shpallur Alban Rama, drejtor sportiv i KB Rahoveci”, thuhet në komunikatë.

Me mirënjohje janë nderuar edhe Afërdita Qevani, futbolliste e Vllaznisë së Shkodrës dhe përfaqësueses së kombëtares, Murtez Hundozi shahist me rejting më të madh në Kosovë, si dhe futbollistët që luajnë për klube tjera, Isa Eminhazëri, Meriton Korenica, Arbër Shala, Durim Gashi e Qëndrim Gashi, kurse si shpresa e futbollit u shpall Visar Sokoli, 16 vjeçar i KF Rahoveci.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori