Qeveria e Kosovës njofton se ka mbajtur mbledhjen e parë të grupit punues për formimin e Fondit Sovran.
Sipas njoftimit, në krye të grupit të Fondit është zgjedhur Besnik Pula, profesor në Universitetin Virginia Tech, i cili njëkohësisht është këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.
Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar grupi punues i përbërë nga Arta Hoxha, anëtare e Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore; Edison Jakurti, ekspert i çështjeve të ekonomisë së brendshme; Emanuel Bajra, ekspert i industrisë ndërkombëtare financiare dhe Tea Blakaj – Hoxha, këshilltare ligjore e kryeministrit.
Kryeministri Kurti ka thënë se themelimi i Fondit Sovran do të japë një shpresë të re për zhvillim ekonomik në Kosovë.
“Sot jemi këtu për të treguar se ka alternativë ndaj rrugës së ndjekur deri më tani. Një ndër to është, ajo që ne besojmë, shteti zhvillimor. Shteti i cili në ekonomi nuk është as regjisor e as spektator por bashkë-skenarist dhe aktor. Në funksion të konkretizimit të shtetit zhvillimor e kemi menduar, premtuar dhe tani do ta realizojmë njërin ndër institucionet e tij – Fondin Sovran të Republikës së Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Përfituesit e skemave sociale në Kosovë gjatë marsit 2025, kush pësoi rënie dhe rritje?

Regjistrimet e hershme fillojnë në UBT: Interesim i madh i të rinjve për t’ju bashkuar liderit

Paketos shkëlqen në Times Square – Kompania kosovare që po sjell Amerikën në Kosovë

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë