Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë Pashkët - Ringjalljen e Krishtit.
Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe sot mbahen liturgjitë e ringjalljes.
Këtë vit, shërbesat e Pashkëve mund të ndiqen nga besimtarët në tempuj, ndryshe nga viti i kaluar kur kishte orë policore për shkak të pandemisë me Covid-19.
Kisha Ortodokse e Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit u ka bërë thirrje vazhdimisht njerëzve që do të vizitojnë tempujt për të respektuar masat parandaluese shëndetësore kundër coronavirusit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































