Besimi: Me kornizën e re, së bashku me Bankën Botërore do të përballemi me sfidat ekonomike, rol kyç i kapitalit njerëzor
![Besimi: Me kornizën e re, së bashku me Bankën Botërore do të përballemi me sfidat ekonomike, rol kyç i kapitalit njerëzor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_2-780x439.png)
Zbatimi i reformave dhe politikave që nënkuptojnë sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, prosperitet dhe konvergjencë të të hyrave drejt ekonomive më të avancuara evropiane është çelësi për përballimin e sfidës demografike me të cilën po përballet vendi ynë. Në arritjen e këtij qëllimi, kemi përkrahjen e partnerëve tanë zhvillimorë. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili sot mori pjesë në Konferencën kushtuar partneritetit 30 vjeçar ndërmjet RMV-së dhe Bankës Botërore, duke theksuar se plakja e popullsisë dhe niveli i lartë i emigrimit janë sfida kryesore për shoqërinë tonë.
“Anëtarësimi i mundshëm në BE hap mundësinë unike për të ndryshuar ose ngadalësuar tendencat jo të favorshme. Jemi duke punuar ngushtë me Bankën Botërore për Kornizën e re të partneritetit të vendit tonë për periudhën e ardhshme katërvjeçare, për të mbështetur reformat strukturore dhe institucionale.
Reformat më të rëndësishme janë identifikuar në diagnostifikimin sistematik të përditësuar për vendin. Në planin e ri të rritjes të propozuar për Ballkanin Perëndimor parashihen mjete për përkrahjen e reformave, si dhe mjete të tjera për financimin e zhvillimit”, theksoi ministri Besimi.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në krijimin e prosperitetit inkluziv, zhvillimor, të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm, në krijimin e një vend më të denjë për të jetuar për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, ndërsa për këtë, Qeveria po ndërmerr hapa për të rritur shkallën e aktivitetit të popullatës për të nxitur rritjen e mundshme ekonomike dhe për të përfshirë grupet e margjinalizuara në fuqinë punëtore.
“Përkrahim politika aktive në tregun e punës dhe sipërmarrësinë, rritjen e investimeve në infrastrukturën rrugore, ndajmë më shumë mjete për decentralizimin fiskal dhe promovimin e zhvillimit të barabartë lokal dhe rajonal, përkrahim tranzicionin e gjelbër dhe transformimin dixhital.
Njëkohësisht, është e nevojshme që të ndajmë më shumë burime dhe t’i kushtojmë më shumë vëmendje politikës së promovimit të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, luftës kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal” -theksoi Besimi.
Sipas ministrit, kjo është më se e nevojshme, duke marrë parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut, si shumë vende të tjera evropiane, përballet me sfida të mëdha që kanë të bëjnë me plakjen e popullsisë, uljen e normës së natalitetit dhe shkallën e lartë të emigrimit të të rinjve, madje edhe të familjeve të tëra, nga të cilat ndjehen implikime të mëdha ekonomike, sepse humbja e fuqisë punëtore të kualifikuar mund të paraqesë pengesë për zhvillimin ekonomik, ndërsa plakja e popullsisë do të ketë edhe implikime fiskale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë