Besimi: Konsensusi shoqëror mundësi për “mrekulli ekonomike në Ballkan”
Një pjesë e skenarit integral të Strategjisë nacionale të zhvillimit për periudhën 2024-2044 janë: normа mesatare e rritjes ekonomike prej 4.7% në 20 vitet e ardhshme, përshpejtimi i rritjes së standardit jetësor me PBB 70% më të lartë për banor, si dhe ulja e dukshme e shkallës së varfërisë. Ky skenar është i arritshëm vetëm nëse ka konsensus shoqëror për prioritetet kryesore të zhvillimit, krijimin e ekonomisë më konkurruese, teknologjive të avancuara dhe zhvillimit të qëndrueshëm, standardit dhe cilësisë më të lartë jetësor, mjedisit të pastër, vendit të sigurt dhe me prosperitet, thekson në kolumnën e tij të fundit, ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“Që të njihemi si “mrekullia ekonomike e Ballkanit” na duhet konsensus shoqëror për prioritetet strategjike, dialog i hapur shoqëror për të gjitha çështjet kruciale.
Duhet lidership që reflekton ndërgjegjësimin kolektiv për një të ardhme më të mirë dhe marrëveshje ndër breza, që ky brez të sigurojë një të ardhme më të mirë për brezin e ardhshëm këtu në vend dhe që të vazhdojë dhe të mbetet pikërisht këtu, për t’ia përcjellë këtë amanet brezit të ardhshëm më tej, e kështu me radhë”, thekson Besimi.
Ministri i Financave nënvizon se, Strategjia nacionale e zhvillimit për periudhën 2024-2044 bazohet në këto fusha prioritare: 1. Ekonomi e qëndrueshme, inovative dhe konkurruese, 2. Zhvillim i qëndrueshëm lokal dhe rajonal, i cili siguron kohezionin, 3. Rivitalizim demografik, si dhe zhvillim social dhe kulturor, 4. Sundim i ligjit dhe mirëqeverisje, 5. Shoqëri e sigurt dhe rezistente dhe 6. Transformim i gjelbër.
Ministri arsyeton se sipas skenarëve të rritjes së ekonomisë në njëzet vitet e ardhshme, rritja mesatare vjetore e PBB-së reale është projektuar për 2.6 sipas skenarit bazë, por duke zbatuar reformat sipas fushave prioritare strategjike, kjo rritje mund të jetë pothuajse dyfish më e lartë.
“Me skenarin integral si opsion i preferuar në vitin 2044 krahasuar me vitin 2024, do të arrijmë rritje më të shpejtë të standardit jetësor (PBB-ja për banor do të jetë 70% më e lartë), niveli i varfërisë do të ulet dukshëm (nga 6.1% në 0.4% persona me të ardhura ditore prej 2.15 USD), të hyrat në buxhet do të arrijnë në nivel prej 43.5% të PBB-së, që është dukshëm më i lartë se projeksioni aktual për vitin 2024 në nivel prej 31.7% të PBB-së. Për arritjen e konvergjencës më të shpejtë me vendet e BE-së në raport me vendet e reja anëtare (Kroacia dhe vende të tjera), rritja jonë ekonomike do të duhet të jetë mbi 5%. Diçka më shumë që do të na sigurojë epitetin e “mrekullisë ekonomike të Ballkanit”, shkruan Besimi.
Strategjitë dhe programet sektoriale, së bashku me planet aksionale janë gjithashtu të nevojshme për zbatimin e suksesshëm të Strategjisë nacionale zhvillimore.
Rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të ketë: Strategjia e zhvillimit të kapitalit njerëzor, Strategjia e specializimit të zgjuar, Strategjia e avancimit të eksportit, Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm, Strategjia e zhvillimit të energjetikës, Strategjia e dixhitalizimit dhe sigurisë kibernetike, Strategjia e zhvillimit lokal dhe rajonal, Strategjia e menaxhimit të financave publike, Strategjia e formalizimit të ekonomisë joformale, si dhe strategjitë në fushën e zhvillimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, strategjitë në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë, arsimit, kulturës, turizmit, përkrahjes së rinisë dhe sportit, sigurisë dhe mbrojtjes.
Në strategjitë e zhvillimit punojmë intensivisht në bashkëpunim me institucionet e tjera ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, ndër të cilat do të veçoja: Planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 2024-2027 në vlerë prej 6 miliardë eurove për të gjithë rajonin, me ç’rast rreth 900 milionë euro do të jenë për ekonominë tonë, si dhe Kornizën e partneritetit me Bankën Botërore 2024-2028 e projektuar në vlerë prej rreth 900 milionë eurove për zhvillimin e ekonomisë sonë”, thekson ministri i Financave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!