Besimi: Me Buxhetin e vitit 2021 sigurohen 1.14 miliardë euro për mbështetje të ekonomisë së Maqedonisë

Me Buxhetin e vitin 2021, janë ndarë 1.141 miliardë euro për fushën e punëve ekonomike, kemi ndarë mënjanë një shumë prej 1.141 miliardë euro. Me to do të mbështeten aktivitetet investuese të ndërmarrjeve vendore, tërheqje të investime të huaja direkte, investime në zonat e zhvillimit, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, përmirësim të konkurrencës, mbështetje të turizmit vendor”, tha në një intervistë për ‘Kapital’, ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ai theksoi se “shëndetësia” është fjala kryesore për projekt-buxhetin e vitit 2021. Kur u përpilua ai – përparësia ishte shëndeti i qytetarëve, rimëkëmbja e mëtejshme e ekonomisë, një sistem i shëndoshë i financave publike dhe një sistem social që funksionon mirë në përgjithësi, si dhe që të gjitha këto gjëra janë të ndërlidhura.
“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme janë qytetarët tanë dhe shëndeti i tyre. Prandaj, 664 milion euro janë ndarë për sektorin e shëndetësisë këtë vit, i cili do të mbulojë shërbimet shëndetësore publike, materiale dhe pajisje shëndetësore, si dhe investime kapitale në shëndetësi. Gjithashtu, 1.47 miliard euro janë ndarë për mbrojtjen sociale për të mbështetur kategoritë e cenueshme të qytetarëve, masat aktive të punësimit dhe masa të tjera për të siguruar një jetë të denjë për të gjithë qytetarët, – thotë Besimi.
Për të siguruar stabilitetin në financat publike nga buxheti i vitit 2021 fillon qasja ndaj konsolidimit fiskal, tha Besimi dhe shtoi se do të shkohet ndaj zvogëlimit shkallë shkallë të hendekut midis të hyrave dhe shpenzimeve.
“Për vitin e ardhshëm projektuam deficit buxhetor prej 4.9 për qind të BPV-së ose 3.6 pikë përqindje më pak se deficiti buxhetor i parashikuar për vitin 2020. Në planin afatmesëm, është planifikuar të vazhdohet me konsolidimin e buxhetit, më saktë deri në vitin 2025 të ulet në -2.1 për qind. Me këtë do të stabilizohet borxhi publik në një periudhë afatmesme në nivelin nën kriterin e Mastrihtit ose 58.8 për qind të BPV-së në vitin 2025”, thotë Besimi.
Ministri i Financave vuri në dukje se përmes buxhetit do të veprohet në mënyrë strategjike në disa fusha, dhe në të njëjtën kohë tamponët sigurohen në programin P1 të Qeverisë për masa të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë