LAJMI I FUNDIT:

Besim Hoda: “Ndihem i tradhëtuar” nga BDI për idealet e luftës (Video)

Besim Hoda: “Ndihem i tradhëtuar” nga BDI për idealet e luftës (Video)

Akuza të rëndë dhe fjalë si “tradhëti” u dëgjuan në debatin e fundit të Programit 200, në Alsat-M mes dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Besim Hoda, i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së tha se “ndihem i tradhëtuar” nga ish-ushtarët e UÇK-së që janë pjesë e pushtetit ose që kanë pasur poste. Ai akuzoi direkt ata se kanë “hequr dorë nga idealet e luftës së 2001” për barazi të shqiptarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Hoda gjithashtu tha se Ali Ahmeti duhet të kërkojë falje publike dhe se shënimi i 15 vjetorit të fillimit të luftimeve pa krerët emblemetikt të UÇK-së janë reflektim i këtij realiteti.

Por, Rafis Aliti, ish-komandant “Mësuesi” nuk pranoi konstatimet e Hodës. Ai tha se vendimet e marra kanë qenë kolektive dhe duhen respektuar, edhe pse individualisht mund të mos pajtohej.


Sa i përket çështjes “Sllupçan” ai tha se bëhej fjalë për një aktivitet lokal dhe se atje ka shkuar kush ka marrë ftesë, duke sugjeruar se ish krerët e lartë të UÇK-së, duke e përfshirë edhe atë vetë, nuk kishin marrë ftesë.

Edhe pse mbrojti BDI-në, Rafis Aliti megjithatë pranoi se mund të bëhej më shumë nga partia e tij, por sipas tij nuk është e drejtë të thuhet se për 15 vjet nuk ka arritje për shqiptarët.

Debati mes dy pjesëtarëve të UÇK-së u zhvillua me tone direkte dhe me mospajtime të hapura./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=l5L21if1Jf8

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori