Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova në përbërje Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Erdall Zasella janë deleguar nga UEFA.
Kjo katërshe do të gjykojnë ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2021, Greqi U21 – Lituani U21, që zhvillohet të martën në Kalithea në orën 16:30.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë që Besfort Kasumit dhe kolegëve të tij iu ka besuar ndarja e drejtësisë në ndeshje ndërkombëtare në dy muajt e fundit.
Ky besim i UEFA-së dëshmon se gjyqtarët nga Kosova tashmë kanë ngritur nivelin e tyre.
Gjatë korrikut, Besfort Kasumi ka gjykuar në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Evropës.