Dueli ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Besës e ka mbyllur javën e 32-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Në duelin e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, fitoi skuadra nga Peja me rezultat 4-1.


Vetëm një gol u shënua në gjysmën e parë të takimit, ndërsa realizues ishte Salihu (42'). I njëjti futbollist e gjeti rrjetën edhe në fraksionin e dytë të lojës. Ai e dyfishoi rezultatin në minutën e 55-të.

Golin e tretë për skuadrën pejane e shënoi Fetim Kasapi në minutën e 69-të.

Vendasit e shënuan golin e nderit me anë të Orhan Miftarit (74'), ndërsa mysafirët shënuan sërish përmes Florent Qorrajt (81').

Theksojmë se këto dy skuadra kanë rënë edhe matematikisht nga Superliga dhe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.

Para se të largohen nga elita e futbollit, këto ekipe do ta zhvillojnë edhe xhiron e fundit kampionale.

Ndeshjen e fundit, Besa e zhvillon kundër Llapit, kurse Vllaznia luan ndaj Trepçës '89. /Telegrafi/

telegrafi sport app