LAJMI I FUNDIT:

Besa: Ministria e Financave të jetë më transparente për huazimet që i bën

Përmes një reagimi drejtuar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa deklaron se ”në vend që Maqedonia tani të marrë hua për të investuar në projekte kapitale, ajo vazhdon të futet në borxhe të reja për shlyerjen e borxheve të vjetra.”

Në reagimin e kësaj lëvizje, mes tjerash thuhet se ”më e keqja është se kësaj radhe borxhi i vjetër, i cili duhet të shlyhet në afatin e janarit, është 15.8 milionë euro, ndërsa qeveria po përgatitet të marrë hua prej 31.7 milionë euro. Kjo shumë, dyfish më e madhe se borxhi i vjetër, nuk dihet se ku do të investohet ose për çfarë arsye do të shfrytëzohen ato mjete.

Kjo mënyrë e veprimit edhe më shumë e ngufatë ekonominë e vendit, për arsye se këto mjete nuk investohen në projekte kapitale që do të ndikonin në zbutjen e varfërisë, por ato realisht vetëm sa e rrisin borxhin e qytetarëve. Futja e Maqedonisë në borxhe dhe hua të vazhdueshme, si dhe mosinvestimi i atyre mjeteve në projekte kapitale që do të ndikonin në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, janë krejtësisht të panevojshme.


Për këtë arsye Lëvizja Besa kërkon nga Ministria e Financave të jetë transparente se pse huazohet një shumë dyfish më e madhe se borxhi, si dhe të japë llogari se për çfarë qëllime janë planifikuar këto mjete. Me këtë rast ne zotohemi se në momentin kur ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do të jemi pjesë e qeverisë, trendi i huamarrjes së panevojshme do ndërpritet menjëherë dhe këto mjete do të orientohen në projekte kapitale që e zbusin papunësinë dhe gjenerojnë zhvillim ekonomik.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori