LAJMI I FUNDIT:

Besa Llugiqi me “Perlat shqiptare“ në Venecia, interpretohen edhe vepra të njohura të Kosovës

Besa Llugiqi me “Perlat shqiptare“ në Venecia, interpretohen edhe vepra të njohura të Kosovës

Me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në Bienalen e Venecias, nën organizimin e Ambasadës shqiptare në Itali, në “Chiesa della Pietà” të Venecias mbrëmë është mbajtur koncerti “Perlat shqiptare”, me jare e muzikë bashkëkohore shqiptare.

Në këtë koncert sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, e shoqëruar nga kolegët nga Shqipëria të kuartetit të harqeve, Abigeila Voshtina dhe Xhoan Shkreli, në violinë, Herida Duro, violë, dhe Mario Goralumi, violonçel, interpretuan vepra nga kompozitorët Giacomo Puccini, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Vasil S. Tole, si dhe perla të këngëve shkodrane.

E veçanta e këtij koncerti ishte interpretimi i dy veprave nga artistë dhe kompozitorë të njohur kosovarë, “Lamtumirë“ nga Muharrem Qena dhe “Mallëngjimi“ nga Rashid Krasniqi, vepra këto të përpunuara nga kompozitori i njojhur profesor Valton Beqiri.


Pas koncertit, sopranoja kosovare Besa Llugiqi u shpreh se koncerti “Perlat shqiptare“ kishte lënë përshtypje të mirë tek vendas.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të interpretoj vepra nga kompozitorë të njohur shqiptarë dhe italianë, së bashku me miqtë nga Shqipëria, me rastin e inaugurimit të Bienales së 59-të të Venecias. Interpretuam në kishën e njohur “Chiesa della Pietà”, që daton nga shekulli i pesëmbëdhjetë, një xhevahir i arkitekturës veneciane, një pikë referimi për artistët dhe turistë.

Kjo kishë kishte shërbyer edhe si shkollë në të cilën kompozitori italian me famë botërore, Antonio Lucio Vivaldi kishte jetuar dhe u kishte dhënë mësim vajzave bonjake“, ka thënë sopranoja kosovare Besa Llugiqi pas koncertit “Perlat shqiptare“ në Venecia të Italisë.

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke

Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke

Magazina
“Ajo vajza të priste jashtë

“Ajo vajza të priste jashtë", Gjesti i përgjigjet Valbonës: Ajo jeton në iluzione, nuk janë të vërteta

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori