Besa dhe Aleanca ende pa vendim për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme
Lëvizja Besa dhe Aleanca Për Shqiptarët ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë pjesë e qeverisë me LSDM-së. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani për Shenja tha që vendimi i kryesisë së partisë tyre varet nga veprimi i presidentit Ivanov, nëse do të rishqyrtoj vendimin për dhënien e mandatit, partisë e cila siguroi nënshkrimet e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ndërsa sa i takon qeverisjes së Zevit, Murtezani tha se qeveria mund të formohet edhe pa pjesëmarrjen e Lëvizjes Besa dhe se ato to të bashkëqeverisin vetëm nëse mandatari i ri do ju bëjë ndonjë ofertë për pjesëmarrje në qeveri.
“Numrat për formimin e qeverisë i kanë LSDM, BDI dhe Aleanca. Në rast se mandatari i ardhshëm na dërgon ndonjë ofertë për pjesëmarrje në qeveri, atëherë konform asaj oferte organet e Lëvizjes Besa do marrin vendim. Aktualisht po presim si do zhvillohet situata më tej dhe në radhë është presidenti, të shohim a do e tërheq vendimin e tij dhe të shohim nëse do e jep mandatin ose jo. Aktualisht nuk ka ndonjë vendim tjetër të kryesisë së partisë, pos atij për dhënien e nënshkrimeve për formimin e shumicës parlamentare”, deklaroi për Shenja Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Nga ana tjetër edhe Alenca Për Shqiptarët akoma nuk ka vendosur se cili do të jetë hapi i ardhshëm sa i takon qeverisjes së LSDM-së. Nga LR PDSH, njëra prej 3 partive në këtë koalicion, thanë për televizionin Shenja se kryesia e partisë akoma nuk ka sjellë një vendim për pjesëmarrje në Qeveri.
“Kryesia e LR-PDSH-së ende nuk është mbledhur, për të biseduar për këtë çështje. Deri më tani, nuk kemi diskutuar dhe nuk kemi marrë ndonjë vendim si parti”, thanë nga LR-PDSH.
Ndërkaq, mbrëmë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani para mediave deklaroi se partia e tij ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë me LSDM, sepse me këtë vendim thonë ata, respektojnë vullnetin e shqiptarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve