Programi ‘100 fshatrat’ është vlerësuar nga drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Shqipërinë, Matteo Colangeli, si mënyra e duhur për zhvillimin e vendit. Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj këtij programi, Colageli, tha se do të punohet veçanërisht me bashkitë për të siguruar infrastrukturën e duhur për krijimin e kushteve për turistët.
“Ne jemi shumë mbështetës për këtë program dhe mendojmë se kjo është mënyra e duhur për zhvillimin e agroturizmit. Jemi aktivë me një sërë aktivitetesh që mbështesin këtë program. Po përmend disa prej tyre. Një prej të cilin jemi duke punuar me Kombet e Bashkuara, është një projekt që do të investohet për zhvillimin e infrastrukturave bashkiake në vend, në mënyrë që t’i bëjmë këto rajone më të qasshme nga ana e turizmit. Në këtë projekt ka rreth 10 milionë euro, që do të shkojnë drejt rehabilitimit për vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme që shpresojmë që do të jetë në zbatim në prill të vitit që vjen”, shpjegoi Colangeli
Më tej, drejtori i BERZH, tha se më parë nuk kishte projekte të vlerësueshme për t’u mbështetur financiarisht, ndërsa sot kjo gjë ka ndryshuar.
“Me fondet e qeverisë shqiptare do të pesëfishohen në këtë program, në kuadër të kredive që do të jepen për ekonominë. Është e vërtetë ajo që tha Ahmetaj, deri më sot ka qenë i kufizuar për shumë arsye dhe një nga këto ka qenë kërkesa për kreditë, do të bisedonim me bankat, ato nuk i kanë parë deri tashmë projektet që t’ia vlenin të financoheshin. Prandaj kjo iniciativë, së bashku me stimujt fiskalë që Ministria e Financave po vendos në sektorin e turizmit, së bashku me grantet duhet të çojnë drejt rritjes së kërkesës për para dhe financime”, u shpreh ai.
Sipas tij, po punohet në drejtim të këshillimit, për të kaluar fermat në agroturizëm.
“Nuk është shumë e lehtë për të kaluar një fermë në agroturizëm, është një fushë ku do të fokusohemi dhe do të punojmë ngushtë. Kemi programet tona të këshillimit, në mënyrë që të sjellin eksperiencën në Shqipëri nga vende të tjera fqinje, që janë duke funksionuar mirë në agroturizëm”, vlerësoi Colangeli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës