LAJMI I FUNDIT:

BERZH-i mund të mbështet projektet për rehabilitimin e hekurudhës dhe rrugëve regjionale

BERZH-i mund të mbështet projektet për rehabilitimin e hekurudhës dhe rrugëve regjionale

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi i shoqëruar nga  Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe  nga zyrtarë tjerë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, sot kanë mbajtur takim me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) në Kosovë, ku u diskutua për portfolion me BERZH-in.

Rëndësi e veçantë në këtë takim ju kushtua projekteve infrastrukturore në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektit për rehabilitimin e hekurudhës, si dhe projektit të rrugëve regjionale.


Ky është takimi i dytë me radhë me këtë institucion të rëndësishëm financiar, në vazhdën e takimeve të rregullta të përbashkëta të Ministrisë së Financave  me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës, për të diskutuar rreth implementimit të suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore Ministria e Financave.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave  të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori