Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar një kredi prej 10 milionë eurosh për Raiffeisen Leasing Kosovë (RLK), një nga institucionet kryesuese në fushën e lizingut financiar në Kosovë.
Financimi, i cili përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) me grante dhe asistencë teknike, do t’i ndihmojë RLK-së që si pjesë e shërbimeve të veta të lizingut financiar t’u ofrojë ndërmarrësve lokalë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) financim për gjeneratorë të vegjël solarë të energjisë elektrike dhe automjete elektrike.
Një pjesë e paketës financiare, 3 milionë euro, ofrohet në kuadër të Programit të BERZH-it për konkurrueshmërinë e NVM-ve, i cili u ndihmon NVM-ve të arrijnë pajtueshmërinë me standardet e BE-së, veçanërisht në lidhje me cilësinë e mallrave dhe shërbimeve, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.
Në kuadër të këtij programi, NVM-të mund të marrin edhe asistencë teknike, duke përfshirë mbështetje këshillimore nga BERZH-i. Pas përfundimit të suksesshëm të investimit të tyre, NVM-të do të kualifikohen për grantin për rikthim në para të gatshme të 15 për qind të shumës totale të kredisë. Të dyja këto shërbime do të financohen nga BE-ja.
7 milionë eurot e mbetura do t’i lejojnë RLK-së t’u ndihmojë më shumë firmave lokale me shërbimet e veta të lizingut financiar. Këto mjete do të mbështesin edhe ndërmarrjet më të vogla që të investojnë në strategji apo produkte inovative.
“Jam i kënaqur që me fondet e BERZH-it do të mbështesim lizingun financiar për automjete elektrike dhe makineri inovative në Kosovë, në përputhje me strategjinë tonë të gjelbër dhe draft strategjinë e re të Kosovës për energjinë. Lizingu financiar mund të jetë alternativë atraktive ndaj kreditimit bankar, dhe do të dëshironim që të përdorej më shumë në vend”, tha shefi i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor.
Ndërsa, shefi i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog tha se përveç kësaj shume do të sigurohen edhe 500 mijë euro grante.
“Kontributi për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë dhe ndihma që ato të kenë mundësi për qasje në financa dhe mbështetje këshillimore mbetet një nga prioritetet e BE-së në Kosovë. Përveç 10 milionë euro kredi nga BERZH-i, BE do të ofrojë më shumë se 500 mijë euro për grante investive dhe asistencë teknike ndërmarrësve lokal në kuadër të programit të përbashkët BE-BERZH për mbështetjen e NVM-ve”, tha Szunyog.
“Kjo do të ndihmojë në fuqizimin e mëtejmë të konkurrueshmërisë në tregjet rajonale e ndërkombëtare, dhe do të rris tutje zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe punësimin në Kosovë. BE mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare. Nga 2007 deri në 2020, BE ka shpërndarë 1.21 miliard euro në kuadër të fondeve për asistencë (IPA I dhe IPA II). Kosova gjithashtu merr përkrahje të konsiderueshme nga fondet rajonale IPA”, shtoi ai.
Drejtori ekzekutiv i RLK-së, Gjon Gjonlleshaj theksoi se fondet e siguruara do të jenë vlerë e shtuar për klientët në Kosovë.
“Jemi shumë të lumtur që po e thellojmë bashkëpunimin me BERZH. Fondet e siguruara do të jenë vlerë e shtuar për klientët tanë në Kosovë të cilët gradualisht po fillojnë të blejnë automjete elektrike dhe pajisje të tjera që përmbushin kriteret për qëndrueshmëri mjedisore dhe të gjelbër. Përveç kësaj iniciative, ne synojmë të shtojmë bashkëpunimin me BERZH-in në kuadër të planeve tona të qëndrueshme e të suksesshme për t’u ofruar financim për ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin e biznesit klientëve tanë të çmuar të Lizingut”, tha Gjonlleshaj.
RLK-ja, e cila u bë kliente e BERZH-it në dhjetor 2017, është institucioni kryesues në fushën e lizingut financiar në Kosovë. RLK-ja është në pronësi të Raiffeisen Bank në Kosovë, e cila është degë e Raiffeisen Bank International. RLK-ja operon si institucion financiar jobankar dhe ofron lizing financiar për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për individë privatë.
Përfshirë këtë financim, që nga fillimi i operacioneve të veta në Kosovë në vitin 2012, BERZH-i ka investuar 627 milionë euro për 90 projekte. Prioritetet strategjike të Bankës në Kosovë janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, mbështetja e zhvillimit konkurrues të sektorit privat, si dhe nxitja e integrimit rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës