LAJMI I FUNDIT:

BERZH-i bono në dinarë, hera e parë në histori

BERZH-i bono në dinarë, hera e parë në histori
The EBRD's 2011 Annual Meeting in Astana, Kazakhstan, 20-21 May 2011

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka emetuar bonot e para në dinarë serbë, çka reflekton besimin e institucionit ndaj stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, në një kohë që Serbia po kërkon ndihmë për të ulur rreziqet që vijnë nga valutat.

Bono 3-vjeçare, me vlerë 22 milionë dollarë do të tregtohet në bursën e Beogradit. Kjo është hera e parë që një huadhënës ndërkombëtar emeton bono të nominuar në monedhën vendase.

BERZH deklaroi gjithashtu se, shpreson që, 15-20 për qind e borxhit ndaj Serbisë të jetë pikërisht në monedhën vendase.


Kjo normë është pak a shumë mesatarja e përdorur nga institucioni për vendet e tjera të botës. Bono në fjalë ka më shumë se një dekadë në proces përgatitje.

Banka ka emetuar bono në monedhën vendase në Armeni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Rumani dhe Rusi.

Deri më tani, banka i ka huazuar Serbisë rreth 4.5 miliardë euro. Serbia, nga ana tjetër, është një ndër vendet e BERZH, me normën më të lartë të borxhit në valutë të huaj, në mbi 70 për qind. Elementi kryesor teknik në mënyrë që institucioni të ketë mundësinë të japë hua në valutë vendase, është prania e një tregu aksionesh në vend. Veç kësaj, banka vlerëson edhe stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori