LAJMI I FUNDIT:

Berlini mbështet procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Berlini mbështet procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE
Foto: Jakub Kaczmarczyk (EPA-EFE)

Zyrtarët e Bashkimit Evropian bënë përpjekje të sigurojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë t’i bashkohen BE-së, se bllokut ende qëndron pozitiv për aspiratat e tyre.

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha se Berlini mbështet procesin e pranimit të gjashtë vendeve të rajonit.

“Të gjithë jemi përgjegjës për të siguruar që perspektiva e pranimit në BE mbetet konkrete”, tha ai, duke folur gjatë një samiti të Ballkanit Perëndimor, në qytetin polak Poznan.


Në komentet e tij, Roth bëri thirrje, për një hapje të shpejtë të bisedimeve të vonuara të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE shtynë një vendim, për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor. Disa anëtarë të bllokut, duke përfshirë Francën dhe Holandën ishin kundër hapjes së negociatave.

Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë të anëtarësohen në BE, janë Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Në hapjen e samitit dy-ditor, ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, bëri thirrje për “bashkëpunim më të fortë” midis BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të ndihmojë në rritjen e “stabilitetit dhe zhvillimit” të rajonit.

Të premten, samitit do t’i bashkohen krerët e BE-së duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministren britanike në largim, Theresa May, kryeministrin francez Edouard Philippe dhe presidentin polak Andrzej Duda.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, bëri të ditur se tashmë ka udhëtuar në Poznan, për të marrë pjesë në Samit.

“Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, shkroi Haradinaj.

Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014 me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori