LAJMI I FUNDIT:

Berisha tregon se është portier i madh

Berisha tregon se është portier i madh

Etrit Berisha synon që të kthehet sa më parë në fushën e lojës me skuadrën e Atantës pas operacionit në menisk të cilit iu nënshtrua në fillimin e muajit dhjetor.

Parashikohej që portieri i përfaqësueses shqiptare të fillonte stërvitjen rregullisht vetëm në ditët e para të vitit 2017 dhe të kthehej në fushë në javën e fundit të janarit.

Por gardiani është shfaqur që sot në fushën stërvitore të Atalantës, në stërvitjen e parë pas pushimeve që klubi u kishte dhënë lojtarëve për Krishtlindje.


Sipas informacionit të publikuar nga Atalanta, Berisha ka filluar që sot programin e veçantë të rehabilitimit, pasi më përpara duhet të forcojë muskulaturën pas operacionit në menisk.

Ai pritet që për rreth dy javë të kryejë përgatitje të karakterit fizik, para se t’i kthehet punës së rregullt me stafin e përgatitjes së portierëve të Atalantës.

Berisha parashikohet të jetë titullar edhe në pjesën e dytë të sezonit, pasi Atalanta ka vendosur ta mbajë atë.

Lojtari do të blihet përfundimisht nga Lazio, klub me të cilin po negociohet vlera e kartonit të tij, para se t’i ofrohet një kontratë afatgjatë për 4 apo 5 sezone.

Në trend Sport

Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori