Berisha: Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike, kujdes në internet

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh koordinator për siguri kibernetike ka takuar sot Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Berisha ka thënë se në takim është njoftuar lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, transmeton Telegrafi.
“Në bazë të përgjegjësive si zv.ministër i MPB, sot takova Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku u njoftova lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjinë kundër krimit kibernetik, projektligjin për siguri kibernetike si dhe çështje me rëndësi në fushën e sensibilizimit të qytetarëve lidhur me rreziqet që vijnë nga sulmet kibernetike”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në internet.
“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. Kujdes në internet”, vijon shkrimi i tij në Facebook./Telegrafi/




















































