Ballkani i Therandës është njëra nga skuadrat më simpatike në elitën e futbollit kosovar.

Të rikthyer këtë edicion në Superligë, Ballkani i ka dhënë hijeshi elitës së futbollit, ku ka zhvilluar ndeshja të mira dhe në shumicën e ndeshjeve si vendas stadiumi i tyre ka qenë i tejmbushur.


Falë ndeshjeve të mira, Ballkani ka befasuar edhe në Kupën e Kosovës, ku ka arritur deri në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale para adhuruesve të vet Ballkani pësoi humbje 1-2 nga Feronikeli, ndërsa kapiteni Visar Berisha thotë se janë gati për Niklin.

57294233 2303982613172777 4025681114352844800 n

“Kemi pësuar humbje me rezultat të ngushtë ndaj Feronikelit, por nuk do të thotë se do të shkojmë në Drenas të dorëzuar. Ne do të futemi në ndeshje pa presion dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Berisha për Telegrafin.

Por kapiteni i Ballkanit, thotë se objektivi kryesor i skuadrës së tij është që t’i ikin barazhit.

“Ne që nga fillimi i edicionit kemi pasur si objektiv të jemi në mesin e tabelës dhe pa meritë jemi në këtë pozitë aktuale”.

“Kemi besim të madh se do t’ia dalim të mbesin në Superligë edhe pa barazh”.

51666006 2264490320455340 4756805283957702656 n

“Objektivi kryesor i Ballkanit mbetet që t’i ikim barazhit dhe ta sigurojmë edhe për vitin e ardhshëm elitën e futbollit kosovar”, tha qendërmbrojtësi me përvojë të madhe.

Në katër ndeshjet e fundit në Ipko Superligë, Ballkani luan ndaj KEK-ut dhe Drenicës në udhëtim, ndërsa do t’i pres para adhuruesve të vet dy skuadrat gjilanase, Gjilanin dhe Dritën. /Telegrafi/

telegrafi sport app