LAJMI I FUNDIT:

Berisha shpreson në një tjetër vit të suksesshëm me Atalantën

Berisha shpreson në një tjetër vit të suksesshëm me Atalantën

Etrit Berisha është tani lojtar i Atalantës dhe synon ta bëjë një tjetër stinor të madh.

Portieri shqiptar, u largua nga Lazio dhe iu bashkua Atalantës për një shumë rreth pesë milionë euro.

Prishtinasi ka thënë se është i lumtur që është pjesë e Atalantës, ndërsa shpreson në një tjetër vit të suksesshëm.


“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Vitin e kaluar realizuam gjëra të mëdha. Më pëlqeu gjithçka këtu, ekipi, qyteti dhe projekti që ka Atalanta për këtë vit dhe në vazhdim. Isha shumë i bindur për të qëndruar dhe jam i lumtur”, tha Berisha.

Berisha këtë vit do të luaj me Atalantën në Ligën e Evropës.

“Duhet që fillimisht të përgatisim ndeshjen e parë, sepse është e rëndësishme ta nisim mirë sezonin. Të jemi të përqendruar të bëjmë arrijmë rezultat të mirë”, u shpreh Berisha.

Atalanta edicionin e kaluar arriti ta zë pozitën e pestë në Serie A, duke qenë befasia më e këndshme e kampionatit italian. /Telegrafi/