Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si të njëanshëm qëndrimin e mbajtur nga Ambasadori amerikan Donald Lu në lidhje me protestën e djeshme të opozitës para Parlamentit.
Berisha tha se përgjakja e një deputeteve nuk duhej t’i shpëtonte asnjë ambasadori, referuar dhunës së ushtruar nga policia ndaj deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi.
“U dhunua një deputete, a tha një fjalë shkëlqesia e tij? Deputetja Kërpaçi ishte dhunuar dhe nuk ka akt më të shëmtuar se përgjakja e një gruaje, vajze, siç ndodhi dje. Përgjakja e deputetes nuk mund ti kalonte asnjë ambasadori. Ai ka një anësi ekzemplare”, tha Berisha në studion e Ora News.
Berisha tha se ka pasur marrëdhënie të mira me Ambasadorët Arvizu dhe Lu, por çdokush ka marrëdhëniet me kombin e tij.
Ish-kryeministri tha se Ambasadori Lu e ambasadorja e BE, Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Edi Ramës në SHBA e BE.
“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës, Mark Frroku dhe Arben Ndoka? A të kujtojnë gjë posterat e tyre me një ambasador, e pas kaq kohësh kthehet në Shqipëri e shan administratën e tij? Fushatë elektorale me të dy. Me paraardhësin e tij, Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën. Marrëdhëniet e mia me Arvizu e Lu janë shumë të mira, por marrëdhëniet secili i ka me Kombin e vet. Kur e nxorën pa një detyrë, erdhi në Shqipëri e shau administratën e tij”, tha Berisha.
Në vijim Berisha tha se deputeten Kërpaçi e përgjaku policia dhe më pas dolën dhe thonin nuk e bëmë ne.
“As policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. E bëri policia e duhet të mbajë përgjegjësi. Policia doli në deklaratë. Kush e krijoi pritën? Edi Rama e bëri, si mund të gjakosësh një deputete, të detyrosh deputeten të të gjuajë me çizme, në një akt legjitim sa nuk ka ku shkon më. Në atë që quhet përgjegjësi, para se të kryesh një akt, duhet të mendosh pasojat. Kush e përgjaku deputeten? Rrinte e shante dhe hëngri çizmen. i dëgjoja unë ato që thoshte, fjalët me ordinere. Kush e bëri parlamentin në atë gjendje?”, tha Berisha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi