Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka shfaqur profesionalizëm në rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje.
Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se njësia për dhunë në familje më përpara mundohen me arsyetua veprën e dhunës në familje.
“Nga monitorimet tona kemi vërejtur, se edhe policët që ndjekin trajnime kundër dhunës në familje më përpara tentojnë me e fajësuar viktimën se me arrestua apo fajsua dhunuesin. Shpesh policet i pyesin gratë: Çka ke bërë që të ka rrahur burri, me siguri e ke lypë që të ka rrahë burri”.
Hulumtuesja nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se edhe policisë, prokurorët, gjyqtarët edhe punëtorëve social u mungon aspekti human i trajtimit të viktimave të dhunës.
Sipas Berishës, te rastet që kanë të bëjnë me vjedhje apo krime të tjera, hetimet shkojnë deri në fund dhe përfundojnë me aktgjykim të plotë ndërsa kur janë në pyetje rastet e dhunës ndaj grave, ato ose nuk përfundojnë ose ka vendime qesharake.
“Sipas arkivave të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e kemi parë se rastet e burrave që kanë të bëjnë me vjedhje ose krime të ndryshme, gjithmonë përfundojnë me gjykim përfundimtar, ndërsa te përdhunimet ose procesi ndalet në gjysmë për mungesë provash, ose dënimi është me gjobë dhe qesharak”, deklaroi ndër të tjera Adelina Berisha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës