Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha është deklaruar se nuk po ka strategji për zgjedhjen e këtij ngërçi derisa kanë mbetur kështu.
Ai thotë se do ta votonte edhe Fitore Pacollin për kryekuvendare.
Pas përfundimit për sot të seancës konstituive, Berisha tha se vullneti i popullit duhet të respektohet dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës t’i takoj LVV-së.
“Nuk ka kurrkush ndonjë strategji, ose ndonjë taktik por vetëm kemi mbetur kështu. Kjo është duke shkuar në rrjedhën e vetë e keni parë atë konfirmimin që ne me aq deputet edhe atë nuk e votuan dhe tash po shihet se vetëm po duan ta lënë kështu. Kjo pesha më e madhe e fajit prej këtyre që i kanë 42 vota plus me aleatët e vetë tash popullit të Kosovës po i them ashtu siç keni votuar atij që ia keni dhënë shumicën mendoj se edhe kryetari i parlamentit me u zgjedh ashtu siç kanë votuar populli i Kosovës dhe nuk mundemi ne me ndryshuar”, theksoi ai.
I pyetur se potencialisht kënd e kishin votuar për kryetar të Kuvendit, ai tha edhe Fitore Pacollin, derisa shtoi se të dielën nuk e di a do të merr pjesë në seancë ose jo.
“Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu. E kisha votuar edhe ndonjë tjetër, i ka pas do probleme me toka, me mexha…Unë jam goxha praktikë, kjo është kushtetuese iu takon atyre, çka po më intereson me ua rregullu imazhin VV-së. Le te konsumon Albin Kurti formimin e qeverisë. Për besë të dielën nuk di a marrë pjesë”, tha ai.
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të zgjedh Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, edhe në tentimin e katërt.
Emri i Haxhiut u propozua edhe të premten më 25 prill nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca. Me 118 deputetë të pranishëm në sallë, Albulena Haxhiu mori 57 vota për, 47 kundër dhe 3 abstenime.
Vazhdimi i seancës, tha Dehari, do të bëhet të dielën më 27 prill në orën 10:00. Ky ishte tentimi i gjashtë për konstiuimin e Kuvendit të Kosovës. /KP/Telegrafi/




















































