Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka vazhduar me formë të mirë në Australi.

Prishtinasi ka qenë titullar si gjithnjë me skuadrën e tij Melbourne Victory që arriti një fitore të lehtë në udhëtim tek Adelaide United 0-2.


Fillimisht në minutën e 26-të, Berisha asistoi bukur tek James Troisi që shënoi një gol spektakolar për 0-1.

Ndërkohë kosovari arriti të shënoi golin e tij në këtë takim në minutën e 68-të me kokë.

Pas këtij goli, Berisha është ngritur në kotën e 11 golave në elitën e futbollit australian.

Fitorja 0-2 ndaj Adelaide United, e ka ngritur Melbournen në pozitën e dytë në tabelë me 29 pikë të tubuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app