Mirëpo, në këtë takim nuk do të luajë basketbollisti më i mirë, Dardan Berisha.

Ky derbi qe dashur të zhvillohej në xhiron e katërt, kur Berisha ishte pjesë e Cibonës.


Ndërsa, tani kur është kthyer në Sigal Prishtinës, rregulloret e garave nuk ia lejojnë paraqitjen në atë ndeshje të mbetur, kanë bëtë të ditur burimet e “Zërit”.

Gazeta ka provuar të flasë me zyrtarë të Sigal Prishtinës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, por ata nuk u janë përgjigjur interesimit të gazetarëve.

Siç dihet, Sigal Prishtina e Peja mbesin kandidatet kryesore për titull e Kupë, por sivjet kanë një konkurrencë edhe nga Bashkimi.  

telegrafi sport app