LAJMI I FUNDIT:

Berisha mban fjalën në protestën para Kuvendit: Lëvizje e fuqishme shqiptare

Berisha mban fjalën në protestën para Kuvendit: Lëvizje e fuqishme shqiptare
LSA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën që po mbahet para Kuvendit, aty ku po zhvillohet dhe seanca plenare.

Berisha tha se Kuvendi duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar.

“Në këtë protestë të jashtëzakonshme, në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetët të PD, as dhe për PD por protestoni, jo vetëm për zgjedhësit që votuan kundër Ramës por protestoni për çdo shqiptar. Jeni këtu sot për çdo shqiptar që beson që Kuvendi duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar”, tha ai.


Berisha deklaroi gjithashtu se “ky nuk është revolucion i opozitës, por lëvizje e fuqishme shqiptare”.

“Kjo protestë nuk është për Partinë Demokratike, por për 750 mijë shqiptarët që votuan kundër Ramës dhe për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. Jeni këtu sot për çdo shqiptar i cili beson se Parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Protestoni sot për çdo shqiptar i cili beson, pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, se ata që përfaqësojnë opozitën janë aty për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë”, tha Berisha.

“Shqiptarët duan të dinë të vërtetën e vjedhjes së këtyre qeveritarëve. Këta vjedhin çdo ditë, këta i urrejnë qytetarët. Ky nuk është revolucion i PD-së, por lëvizje e fuqishme shqiptare”, shtoi kreu i Partisë Demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori