LAJMI I FUNDIT:

Berisha lajmëron protestë kombëtare më 23 dhjetor

Berisha lajmëron protestë kombëtare më 23 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se 23 dhjetori do të jetë data e protestës së radhës të PD-së

Ai u shpreh në një konferencë për shtyp se, data 23 dhjetor 2024 do të shënojë mosbindjen më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Berisha u bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë mosbindje civile.


Ai tha se kjo protestë do të ketë fuqinë e elektroshokut për atë që e quan “regjimi narko-diktatorial i Edi Ramës”.

“Data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha publikoi edhe rezolutën e fundit të miratuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë (IDU).

Kreu i PD theksoi se, “kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet”.

Berisha u ndal tek qeveria teknike që e cilësoi kërkesë themelore, ndërsa shtoi se qeveria teknike mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve.

Në lidhje me shpalljen “non grata” në SHBA, Berisha tha se do bëjë të gjitha përpjekjet për heqjen e saj.

“Nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet”, theksoi ai.

Kreu i PD-së sqaroi edhe njëherë pozicionin ndaj administratës në zgjedhje, duke theksuar se PD, si parti e shtetit ligjor vlerëson punën, përkushtimin, mundin, djersën e çdo punonjësi që i qëndron besnik ligjit dhe punon në përputhje me ligjin.

“Nëse veprimtaria e administratës është kriminale, e dënueshme, është armiqësore për një proces zgjedhor dhe do të ndëshkohet si e tillë”, u shpreh Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori