Berisha: Laçi digjet nga zjarri, askush nuk merr masa për ta fikur (Video)
Prej disa orësh qyteti i Laçit është i rrethuar nga flakët, ndërsa nuk është marrë asnjë masë nga ana e autoriteteve. Banorët të frikësuar bëjnë apel për ndihmë, pasi zjarri që tash ma shkrumbuar pyjet përreth po i afrohet në mënyrë të frikshme qytetit.
Qytetarët e kanë denoncuar me VIDEO atë që po ndodh në qytetin e Laçit. Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri: Laçi në rrezik nga flakët! Dënojë braktisjen e plotë nga qeveria! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital që denoncon indiferencën totale të shtetit ndaj kësaj gjendje! sb “Mirembrema Doktor Ne Sanxhak lagjen e Lacit nuk po marrin masa fare per shuarjen e zjarrit,po e vendosin vet njerzit me qellim”.




























