LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Isa Mustafa, përgjegjës për arrestimin e Nehat Thaçit

Berisha: Isa Mustafa, përgjegjës për arrestimin e Nehat Thaçit

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha duke folur për arrestimin e Nehat Thaçin ka thënë se duhet të jemi kritik por edhe vetëkritik.

“Kritik duhet të jemi në raport me Serbinë dhe vetëkritik me institucionet tona. Para se me u hidhërua me Serbinë duhet me u hidhërua me vetveten me qeverinë tonë. Serbia është bërë partner në zgjidhjen e shumë problemeve që përballet shoqëria jonë e kjo ndodhë me fajin e qeverisë”, ka thënë Berisha.

Gjatë kohës kur ai ishte duke folur u përplas edhe me kryeministrin Isa Mustafa, ku i tha se ai është njëri ndër përgjegjësit për këtë rast.


“Zotëri Isa Mustafa mund të qeshni, por njëri nga përgjegjësit jeni ju, ju nuk e respektoni shtetin e as Kuvendin”, i është drejtuar Berisha.

Ai ka thënë se është mirë që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë për këtë gjë./Telegrafi/