Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka ironizuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (AAK), Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ka kritikuar bashkëpartiakët e tij se duke thënë se e kanë sjell LDK-në në nivel të AAK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha teksa ka publikuar fotografinë e një marionete, ka pyetur nëse dikush din diçka kryetarin që ka kryetar.
“A din kush me më tregu për këtë kryetarin qe ka kryetar?”, ka pyetur me ironi deputeti i AAK-së, duke mos sqaruar se për çfarë marionete bëhet fjalë.
Abdixhiku të enjten u tregua i ashpër me kritikët e tij brenda partisë, e që janë kryesisht ata që dikur kishin pushtet në LDK.
Ai tha se nëse kanë ide të reja, mund t’i paraqesin në Kuvendin e radhës të LDK-së, në pranverë.
“Nëse kanë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm le ta paraqesin në Kuvendin e LDK-së”, ka theksuar Abdixhiku në emisionin Pressing të T7. Duke mos përmendur emrat e tyre, kur është pyetur nga autori i emisionit për kritikat që vijnë kryesisht nga zyrtarët e partisë, Agim Veliu e Skender Hyseni, Abdixhiku ka thënë se me ta partia kishte shënuar rënie të madhe.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai.
“Nuk i kuptoj se si njerëzit e LDK-së e bëjnë opozitën kundër LDK-së. Ne nuk jemi të imponuar në LDK, ne jemi të zgjedhur aty. Këta që opozitën e vetme e bëjnë kundër LDK-së, s’i kuptoj fare. Sa herë që bëj diçka ka një kor gazmor, që nis me një ish-zyrtar të LDK-së dhe përfundon me një gazetar të ish-pushteteve dhe të gjithë bashkë më sulmojnë mua”, ka përfunduar ai.
E “niveli i AAK-së” ka nxitur reagimin e kësaj partie.
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj deklaratës, duke e quajtur Abdixhikun parashutist në LDK, e ka këshilluar që përplasjet brenda partisë t’i zgjidh në oborrin e vet.
“Lumir Abdixhiku, një ‘parashutist’ në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karriga në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blaka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës