Sigal Prishtina kërkon që t’iu kthehet fitoreve në garën e FIBA Evrope Cup. Ekipi ‘bardhekaltër’ do të luajë kundër skuadrës së Astana-n nga Kazakistani.
Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha ka thënë se do të japin maksimumin ndaj Astanas për të arritur fitore.
“Ekipi nga Kazakistani në fakt është favorit për ta fituar grupin, ndërsa është ndër favoritët për ta fituar gjithë garën e FIBA Europe Cup. Pra bëhet fjalë për një kundërshtarë shumë të fortë, por pavarësisht kësaj ne do të hyjmë në parket për të dëshmuar lojë sa më të mirë. Kemi mjaft informata për kundërshtarin tonë të radhës, andaj edhe pas kthimit nga Rumania jemi përgatitur maksimalisht për lojën kundër tyre”.
“E rëndësishme se jemi rikuperuar pas humbjes nga Energia dhe pas gjithë asaj lodhjeje që e kemi përjetuar gjatë dhe pas kthimit nga qyteti rumun. Por kjo i takuan të kaluarës dhe ne tani jemi të përqendruar për duelin me Astana-n”, ka shtuar Berisha.
11-shja e bardhekaltërve gjithashtu mendon se loja e dëshmuar ndaj Energia-s në Rumani nuk është fytyra e vërtetë e Prishtinës, pasi sipas tij klubi kryeqytetas në vazhdim të edicionit në FIBA Europe Cup do të tregoj lojëra gjithnjë e më të mira: “Do të fillojmë ta bëjmë këtë që nga ndeshja me Astana-n. Kundër Energia-s ka qenë vetëm një ditë e keqe për ne. E filluam takimin në mënyrë të keqe, në anën tjetër kundërshtari e nisi mirë dhe kjo bëri që në fund të pësojmë disfatë. Nuk jemi zhgënjyer, sepse ne besojmë në forcën tonë dhe e dimë se mund të bëjmë çdo herë e më mirë”, është shprehur Berisha.
Ai pret që të mërkurën mbrëma palestra të jetë e stërmbushur në përkrahje të kampionëve të Kosovës dhe të Ligës Ballkanike (BIBL).
“Ne shpresojmë shumë që adhuruesit e basketbollit atë natë do të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në palestër, sepse ne kemi nevojë për mbështetje sa më të madhe. Në anën tjetër ne premtojmë se do t’i kënaqim me lojë të mirë dhe basketboll cilësor”, ka përfunduar Berisha për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania