LAJMI I FUNDIT:

Berisha dhe Rama takojnë shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s, FSK e gatshme për misione paqësore

Berisha dhe Rama takojnë shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s, FSK e gatshme për misione paqësore

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot në takime të ndara,  Michel Soula – shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer.

Sipas njoftimit për media, Berisha   ka falënderuar Soula për angazhimin e NATO-s, për paqe dhe siguri në Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe ekipin e NALT-it, për angazhimin dhe interesimin e NATO-s për Kosovën, sigurinë dhe prosperitetin e saj, duke theksuar se Kosova është fuqishëm e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike.

Po ashtu ai e njoftoi delegacionin e NATO-s, me aktivitet e Ministrisë së Mbrojtjes me theks të veçantë në procesin e tranzicionit të FSK-së, duke rikonfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe i bashkërenduar me aleatët dhe partnerët tanë strategjik.


Ndërsa, në njoftim thuhet se komandanti i FSK-së, gjeneral lejtënant Rrahman Rama gjatë takimit me shefin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, Michel Soula, e ka njoftuar atë me të arriturat e fundit të FSK-së si dhe planet e zhvillimit të saj në të ardhmen.

Në njoftim thuhet se ai  theksoi se FSK-ja aktualisht është duke punuar në realizimin e objektivave që dalin nga plani gjithëpërfshirës i tranzicionit.

Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtënant Rrahman Rama shprehi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me NATO-n, Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke theksuar se FSK-ja është e gatshme që me kapacitetet e tanishme profesionale të jap kontributin e vet përkrah aleatëve në misione paqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori