LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Derisa Kurti po bredhë në dynja, vartësit e tij po bëjnë kërdi në buxhetin e shtetit

Berisha: Derisa Kurti po bredhë në dynja, vartësit e tij po bëjnë kërdi në buxhetin e shtetit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitat e tij jashtë vendit, duke thënë se derisa ai “po bredhë në dynja”, vartësit e tij po bëjnë “kërdi” në buxhetin e shtetit.

Berisha po ashtu ka përmendur ritmin e rritjes së çmimeve në tregun vendor, duke thënë se është bërë tmerri i qytetarit kosovar.

“E përderisa ai është duke bredhur në dynja prej katedre në katedër, që vendin e vet, të cilin  nga pozita e opozitarit e paraqiste të shkatërruar për 20 vjet, e nga pozita e qeveritarit e ligjëron si storie suksesi, vartësit e tij në Kosovë janë duke bërë kërdinë në buxhetin e Kosovës ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve është i bërë tmerri i qytetarit kosovar”, ka shkruar ai në Facebook.


Tutje, ka thënë se kreu i ekzekutivit që dikur “nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet”, tash po refuzon deri në sabotim që të merret me problemet e vendit të vet.

“E përkthyer në realitet, ai Kosovën është duke e dëmtuar për çdo ditë përderisa vetes është duke ia plotësuar, siç e tha një deputet i tij, ëndrrat e dëshirat personale hiç më pak se nga pozita e kryeministrit”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori