Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbledhur sot grupin e deputetëve që e mbeshtesin, ku ka folur për nismat opozitare, që nga ligji i lustracionit, rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë dhe çështja e lidhjeve të ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles Mcgonigal.
Sipas kreut demokrat parlamenti përjashton në mënyrë antikushtetuese nismat e opozitës.
“Parlamenti përjashton nga shqyrtimi nismat tona në një qëndrim politik të dënueshëm, antikushtetues. Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste. Ligji tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit ky nen tani është i sanksionuar pavarësisht se është shkelur dhe nuk zbatuar nga institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha
“Ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në kodin zgjedhor, është një ide hakmarrëse. Ne do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji, që ka standardet më të mira dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqenëse është i sanksionuar në Kushtetutë si proces. Mossjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilin e mbështeti edhe AliBasha, për gjah shtrigash. Ligji ka rregullat e veta, ka procedurat e veta dhe transparencën e plotë”, shtoi Berisha.
Duke folur për bllokimin e rezolutës për dënimin e gjenocidin serb në Kosovë, Berisha akuzoi kryeministrin Rama si argat të Vuçiçit që zbaton urdhrat e tij dhe tha se opozita do të këmbëngulë deri në miratimin e saj.
“Problemi i dytë madhor që bllokohet prej pothuajse një vit, është rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. Kjo rezolutë e dorëzuar nga deputetët tanë nuk paraqitet as për shqyrtim në komisione. Të ishte agjente e betuar e Beogradit, Linda e parlamentit ndryshe nuk mund të sillej. Natyrisht është apo nuk është, atë nuk e di se nuk kam të dhëna, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit. Di që ai e bllokon këtë totalisht me urdhër të tij”, tha Berisha.
“Gjenocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik, aktet e fundit të këtij gjenocidi u kryen me operacionin Patkoi gjatë luftës së vitit 1999. Por gjenocidi serb është i dokumentuar jo vetëm në trevat e Kosovës, por ai është plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës. Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni i ngritur për të hetuar shkaqet dhe krimet e luftës, i përbërë nga personalitete të shquara, ka konkluduar se barbaritë e Lumës janë gjenocid”, shtoi ish-kryeministri.
“Edi Rama bllokon gjenocidin serb, por edhe urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendoren e ngritur në Kukës në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë. Këto mund t’i bënte vetëm një pushtues serb, por nuk mund t’i bënte kurrë një shqiptar. Ne nuk pajtohemi me këtë dhe do insistojmë derisa të paraqitet rezoluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë. E paralajmëroj që do paraqitet edhe rezoluta që dënon gjenocidin serb të Lumës, që është ndërkombëtarisht i njohur. Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse njohja e të shkuarës dhe reflektimi që e ardhmja të mos lejojë përsëritjen e këtyre akteve”, tha Berisha.
Sa i takon çështjes McGonigal, Berisha theksoi se Rama nuk mund të shpëtojë nga drejtësia dhe do të insistojë në ngritjen e komisionit hetimor
“Përsëri vazhdon bllokimi i komisionit hetimor për aferën Rama-McGonigal. Kjo është një aferë që kundërmon dhe dalin vazhdimisht fakte dhe dëshmi të reja. Edi Rama, së bashku me Oleg Deripaskën, është faktor kryesor i korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Edi Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, qoftë në ligjet e SHBA, qoftë në ato të Shqipërisë. Afera McGonigal është Uotergejti i këtij shekulli”, sqaroi Berisha.
“Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama, ka shumë të dhëna se u bë pjesë e ekipit gjobëvënës të McGonigal. Muk ka asnjë vend tjetër në botë në të cilën drejtësia të mos thotë asnjë fjalë, megjithë denoncimeve publike të dy biznesmenëve të njohur. Drejtësia është në vorbullën e aferës McGonigal. Sepse nuk mund të kuptohet që këta gjobëvënës, këta plaçkitës, qarkullojnë të lirë me avionë dhe helikoptera, në një kohë kur vendi i tyre është aty ku e kanë vendin të gjithë gjobëvënësit. Por ata këtë sistem e kishin vendosur me miratim të Edi Ramës. Ne nuk heqim dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjet”, tha Berisha.
“Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Ai është i implikuar në gjobë-vënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve”, tha në fund Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!