LAJMI I FUNDIT:

Berisha: 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim

Berisha: 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim

Në videokonferencën e kësaj të premteje, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse 7 tetori ka ngjashmëri edhe me 21 Janarin, por Berisha e hodhi poshtë menjëherë këtë krahasim, duke dhënë edhe arsyet.

“21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij.

7 tetori është dita për të hapur dyert për shqiptarët për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, siç e sheh, 7 tetori është thirrur pasi është bërë e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama grabit mandatet dhe nuk respekton vullnetin e qytetarëve, por e kontrollon atë.


Pasi është bërë e qartë për çdo qytetar se ky armik i votës së lirë ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre drejtuesit e partive kryesore opozitare, i bindur se nuk fiton zgjedhjet.

Pasi është bërë e qartë se ai ka rikthyer, si bastard i xhelatit Kristaq Rama, burgosjet politike në Shqipëri.

Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes së Shqipërisë”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/