Site icon Telegrafi

Bëri eksperiment duke luajtur me Mainoo si sulmues, Amorim shpjegon pse e bëri këtë

Ruben Amorim ka shpjeguar vendimin e tij të çuditshëm për të luajtur me Kobbie Mainoo si sulmues në humbjen që Manchester United e pësoi me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace. 

Seria e keqe e rezultateve e ‘Djajve të Kuq’ vazhdoi në ‘Old Trafford’, pasi Jean Philippe Mateta realizoi dy gola pë t’i dhuruar atyre humbjen e shtatë në 11 ndeshjet e fundit. 

Pati një befasi të madhe kur dolën formacionet zyrtare, pasi asnjëri prej Rasmus Hojlund apo Joshua Zirkzee nuk ishin në mesin e titullarëve. 

Që të dy u kritikuan disa herë këtë sezon, por mungesa e tyre do të thoshte se United nuk pati një sulmues natyral në fushë. 

U prit se Bruno Fernandes, Alejandro Garnacho ose Amad Diallo do të startonin në krye, por ishte në fakt Mainoo që po luante si sulmues. 

Kjo taktikë e pazakontë nisi mjaft mirë pasi mesfushori anglez doli në rast dhe goditi shtyllën. 

19-vjeçari më pas u zëvendësua nga loja në minutën e 70-të, me Untied që regjistroi vetëm dy goditje në drejtim të portës. 

Lexo po ashtu Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

“Vendosëm të luajmë me Kobbie, por kjo nuk është ndaj Rasmus ose Josh. Ndonjëherë skuadra krijon situata duke përdorë karakteristikat e duhura. Nuk është sepse ju luani me dy golashënues dhe ju do të shënoni më shumë gola”, ka thënë Amorim. 

“Më pëlqen Mainoo me topin, ndonjëherë ju keni më shumë hapësirë në fazën e ndërtimit të aksionit”. 

“Unë mendoj se ai është një lojtar i mirë sepse mund ta mbajë topin. Ai është shumë i mirë në duelet një për një dhe është kreativ. Ne kishim nevojë për kreativitet në sulm”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version