Berardi më i miri i javës në Itali

Kampioni Juventus regjistroi fitore prej 4-1 në udhëtim te Cagliari, ndërsa vend në formacionin bazë ka siguruar Stephan Lichsteiner në rolin e mesfushorit. Zvicerani asistoi në dy gola dhe e realizoi një.
Roma fitoi me rezultat 4-0 kundër Genoas, ndërsa Mehdi Benatia vazhdon ta mbajë vendin thuajse në formacionin e secilës javë. Fitore regjistroi edhe Napoli në udhëtim te Hellas Verona (3-0). Raul Albiol ishte ndër më të mirët, ndërsa Blerim Xhemaili ishte njëri nga golashënuesit.
Një paraqitje mbresëlënëse në këtë javë ka bërë mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi, në fitoren prej 3-0 ndaj Udineses.
Formacioni i javës së 19-të në Serie A:
Portier: Antonio Mirante (Parma).
Mbrojtës: Mehdi Benatia (Roma), Raul Albiol (Napoli), Shkodran Mustafi (Sampdoria).
Mesfushorë: Stephan Lichsteiner (Juventus), Blerim Xhemaili (Napoli), Alexander Farnerud (Torino), Giacomo Bonaventura (Atalanta).
Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Amauri (Parma), Eder (Sampdoria).
/Telegrafi/


















































