Ai më tutje ka theksuar se “nuk ka kurrfarë ndarje të ministrive dhe nuk ka asnjë vendim për emra të ministrave nga radhët e LDK-së”.

“Këto janë vetëm spekulime”, ka shtuar Beqiri.


Ndryshe, mediat kanë raportuar se Ismet Beqiri, në bazë të marrëveshjes në mes PDK-së dhe LDK-së, për ta ndërtuar koalicionin qeverisës, do ta drejtojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/