LAJMI I FUNDIT:

Beqaj javën e ardhshme në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

Beqaj javën e ardhshme në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, javën e ardhshme do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, si dhe do të ketë një varg takimesh të rëndësishme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes amerikane në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në SHBA do të vizitojë Universitetin “James Madison”, ku do të takojë presidentin e këtij universiteti, në veçanti departamentin për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Ai do të ketë takime shumë të rëndësishme edhe me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, USAID-it, si dhe me përfaqësues të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Beqaj gjatë vizitës në SHBA do të promovojë Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të kërkojë mbështetje në fushën e konsulencës dhe në aspekte të tjera që do të ndihmonin në realizimin e objektivave të MIN, si dhe do të marrë përvojat amerikane në funksionimin e Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori