LAJMI I FUNDIT:

Beogradi ‘tregon’ si do të formohet Ushtria e Kosovës

Beogradi ‘tregon’ si do të formohet Ushtria e Kosovës

Kosova mundet që përmes ndryshimeve ligjore dhe pa ndryshim të emërtimit Forcave të Sigurisë së Kosovës ta zgjerojë mandatin e tyre në mënyrë që ato të bëhen forcë e armatosur.

Kështu ato do të mund të marrin pjesë në misionet e NATO-s e pastaj të dërgohet kërkesa për anëtarësim në “Partneritetin për Paqe”, ka deklaruar sot kryetari i deritashëm i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun për RTS, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se ky transformim nuk do jetë i mundshëm me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës që nuk bëhet pa dy të tretat e shumicës e për këtë nuk ekziston vullneti i serbëve.


Për ndryshimet ligjore mjafton shumica e thjeshtë, ka thënë Drecun duke theksuar se Forcat e Sigurisë të Kosovës tashmë funksionojnë me modelin e NATO-s sipas të cilit organizohet ushtria. FSK është e strukturuar si ushtri, ka helikopterë, shërbimin informativ…

“Do të ndryshohej vetëm forma, shumë shpejt do të bëheshin me këmbësori dhe me automjete të luftës,ato forca tashmë i trajnojnë oficerët e NATO-s, marrin pjesë në ushtrimet që i organizon NATO nëpër disa vende”, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori