Karim Benzema është më afër se kurrë më parë që të rikthehet te Franca.

Sulmuesi francez ka disa vite që mungon te Gjelat, shkaku i një skandali të përfshirë me Mathieu Valbuenan.


Nga atëherë, Didier Deschamps e kishte përjashtuar sulmuesin nga kombëtarja e Francës, derisa të zgjidhet skandali.

benzema capitaine des bleus une epoque pas si lointaine photo s guiochon 1460496681

Sipas asaj që raporton L’Equipe, trajneri francez ka planifikuar që të fitojë Benzeman për Euro 2020 që fillon më 11 qershor.

Kështu, kjo do të jetë ftesa e parë për Benzeman, pas më shumë se gjysme dekade dhe Franca.

Natyrisht se një rikthim i tij në kombëtare do të ngjallte shpresat edhe më shumë për të fituar Kampionatin Evropa, derisa janë kampion botëror në fuqi. /Telegrafi/

telegrafi sport app