Real Madridi është duke paralajmëruar goleadë në ndeshjen kundër APOEL Nicosias.

Los Blancos tashmë i kanë shënuar edhe tre gola të tjerë në ndeshjen që po e zhvillojnë në udhëtim në Qipro.


Karim Benzema e gjeti golin pas një kohe të gjatë, saktësisht pas 279 ditësh në Ligën e Kampionëve, kur shënoi në minutën e 39-të.

Menjëherë pas erdhi edhe goli i tretë i Mbretërve. Nacho Fernandez ishte golashënues (41’).

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Benzema e shënoi edhe golin e dytë personal (45’). Cristiano Ronaldo ishte asistues.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Luka Modric me një goditje nga largësia (23’). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6a8cz5

https://www.dailymotion.com/video/x6a8cya

https://www.dailymotion.com/video/x6a8dg6

telegrafi sport app