LAJMI I FUNDIT:

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot është Batur kabriolet – dhe bëhet fjalë gjithashtu për një nga veturat më të fuqishme me motor SUS që vjen nga Britania e Madhe.

Është gjenerata e tretë Batur, dhe është porositur nga Mulliner, divizioni i ndërtimit të trupit të markës Bentley, transmeton  Telegrafi.

Do të prodhohen vetëm 16 sosh dhe secila prej tyre do të jetë e personalizuar dhe do të kushtojë më shumë se 2.3 milionë euro.


Kjo veturë me dy ulëse është një prej mjeteve të fundit me motor 6 litërsh W12 me turbo-mbushje, pasi nga vera Bentley nuk do ta prodhojë më.

Sa i përket performancës, motori prodhon 720 kuaj-fuqi kurse shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, e ajo maksimale është 336 km/h.

Blerësit, mund të zgjedhin ngjyrën që e duan “në pothuajse qdo pjesë të veturës”, kurse nga Bentley thonë se do të ofrojnë “numër të pakufizuar të ngjyrave”. /Telegrafi/