Mesfushori i Juventusi,  Rodrigo Bentancur, ka thënë se Gianluigi Buffon e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Italisë nga play-offi i Kupës së Botës. 

Azzurrët u eliminuan nga Suedia në ndeshjen play-off, duke e humbur mundësinë që të luajnë në Rusi.


Buffoni e kishte paramenduar pensionimit në këtë garë.

“Italianët e përjetuan shumë keq. Ishte shumë gjë e keqe ta shihje fytyrën e Buffon”.

GigiBuffon pikellim 2 (Foto: Getty Images)

“Me Juan Cuadradon dhe argjentinasit bëjmë shpesh shaka në lidhje se si do të jetë Kupa e Botës”.

“[Paulo] Dybala dhe [Gonzalo] Higuain bëjnë shaka duke më thënë se kemi grup të lehtë, por ata e dinë që nuk është ashtu”.

Rodrigo Bentancur 1 Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur te Juventusi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images )

“Duhet t’i luash ndeshjet dhe t’i fitosh”.

“Ka qenë shumë e rëndësishme për mua që jam futur në ndeshjet e fundit kualifikuese dhe miqësore, pasi grupi i lojtarëve është shumë garues”.

Rodrigo Bentancur 2 Rodrigo Bentancur në ndeshje ndaj Barcelonës . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Po punoj çdo ditë që të jem në Kupën e Botës”, ka thënë Bentancur. /Telegrafi/

telegrafi sport app